Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Masa të shtura në kontrollin e transportit publik

Mitrovicë11 shkurt 2014
Që nga sot, me datën 11.2.2014, Njësia e komunikacionit rrugor, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunikacion, ka filluar implementimin e planit operativ ‘Kontrolli i transportit publik’, përfshirë autobusët, kombibusët, auto taxi dhe automjetet tjera që ushtrojnë këtë veprimtari. Ky plan operativ është i harmonizuar mbi autorizimet policore si dhe në Ligjin për transportin rrugor 04/L-179, ndërsa metoda implementuese e këtij plani, përveç njësive policore të komunikacionit rrugor, inkorporon edhe stacionet policore, inspektorë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe inspektorët komunalë, përfshirë tri komunat: Mitrovicë e jugut, Vushtrri e Skenderaj. Plani operativ do të ketë dy faza implementuese. Java e parë nga 11 deri me 18 shkurt 2014 do të ketë për qëllim informimin e të gjithë atyre që ushtrojnë veprimtarinë e transportit publik, qoftë individ apo kompani, duke bërë identifikimin e të gjitha parregullsive që mund të hasen, qofshin teknike apo administrative të veprimtarisë përkatëse. Do të ketë kontroll së bashku me inspektorët në mbingarkesat e udhëtarëve në automjete dhe autobusë, ushtrimi i veprimtarisë pa leje përkatëse, mosrespektimi i linjave dhe i orareve të nisjes.Ndërsa, qasje më aktive si nga ana policore ashtu edhe nga ana e inspektorëve komunalë dhe të Ministrisë së Infrastrukturës, do të jetë qasja ndaj operatorëve ilegalë e kombibusëve, si në linjat urbane dhe ndërurbane, pasi një veprimtari e tillë me Ligjin 04/L-179 nuk parasheh transport të organizuar dhe të licencuar me këtë lloj kategorie. Për të gjithë operatorët të cilët nuk i përmbushin kriteret apo nuk u përmbahen rregullave të parapara me ligj, nga data 18 shkurt 2014 njësitë policore do të fillojnë me masa konkrete, përshirë shqiptimin e kundërvajtjeve dhe sanksioneve të parapara me Ligjin për komunikacionin rrugor për të gjitha kategoritë që ushtrojnë veprimtari të transportit publik.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje