Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident trafiku fatal

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Komunikacionit Rajonal, pranë Drejtorisë Rajonale në Pejë, me datën 7.2.2014 rreth orës 06:30, në rrugën magjistrale Istog-Pejë, përkatësisht në fshatin Vitomiricë komuna e Pejës, i është përgjigjur një aksidenti në komunikacionin rrugor, i cili ka rezultuar me fatalitet, ku ishte i përfshirë automjeti i drejtuar nga N. N. drejtuesi si dhe këmbësorja viktimë shtetasja e Kosovës Ramiza Hasanagiq (1958) nga Vitomirica e Pejës.Deri tek aksidenti ka ardhur kur automjeti ishte në drejtim të Pejës, dhe me të arritur në vendin e cekur e godet këmbësoren, të cilën e hedh në rrugë, e cila për shkak të lëndimeve të marra ka humbur jetën në vendin e aksidentit, kurse automjeti ka shkuar në drejtim të panjohur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi i mjekëve në Pejë. Në vendin e aksidentit ka marrë pjesë edhe prokurorja e shtetit dhe me urdhër të prokurores, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi. Rasti do të hetohet dhe do të procedohet në Prokurorinë e shtetit nga hetuesit e Njësitit të komunikacionit rajonal të DRP- Pejë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje