Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen tri pistoleta

Prizren, 6 shkurt
Rreth orës 16:30 minuta të datës 14 janar, në rrugën e :Bingenit” pati ndodhur një rrahje në mes të dy grupeve rivale me ç’rast ishin përdorë gjësende të forta për shkaktimin e lëndimeve, e po ashtu ishte përdor edhe një armë zjarri e llojit të panjohur. Atëherë në vendin e ngjarjes janë gjetur disa dëshmi materiale të cilat janë dërguar në laboratorin e policisë për ekzaminim. Ndërkaq sot është kryer një bastisje në kërkim të armëve dhe si rezultat i kërkimit janë sekuestruar tri pistoleta:Pistoletë “Astra” model A 80Pistoletë “Zastava” kalibri 6.35 mm dhe një pistoletë e demoluar. Policia nuk ka arritur ta arrestoj të dyshuarin me mbiemër Xhoxhaj pasi i njëjti nuk ndodhej në shtëpi. Është informuar prokurori i cili ka urdhëruar që provat materiale t’i kalojnë prokurorisë për procedurë të mëtejme. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje