05.02.2014, fshati Biqec , Kaçanik
<br/><br/>Me datën 5.2.2014, rreth orës 17:00, policia është njoftuar nga një banor i fshatit se në pyll kishte vërejtur një çantë të dyshuar.
Hetuesit rajonalë në vendin e ngjarjes kanë kontrolluar sipërfaqësisht çantën, ku afër saj kishin gjetur edhe dy çanta të tjera ushtarake të cilat ishin të dyshuara.
Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe pastaj është njoftuar Njësia për deminim e PK-së dhe Njësia K-9 (Njësia e qenve zyrtarë ). Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, në çanta janë gjetur:
• 1 mortajë dore M-500, prodhim kinez,
• 6 predha të kësaj mortaje me 6 shtytëse të predhave,
• 1 Zollë M-80 prodhim jugosllav,
• 11 tromblona të pushkës,
• 11 detonatorë të bombës së dorës,
• 2 detonatorë elektrikë,
• 1 minë këmbësorike e çmontuar,
• 4 fishekë shkollorë,
• 1 çantë sportive, 1 çantë ushtarake dhe 1 çantë e ndihmës së parë (ushtarake).
Të gjitha këto janë konfiskuar nga Njësia për deminim e PK-së.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj i cili i autorizon hetuesit rajonalë që t’i marrin të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin.