Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Grabitje

Rreth orës 18:10 minuta, në rrugën “ Latif Hasani” në Ferizaj , ka ndodhur një grabitje dhe lëndim i rëndë trupor.Sipas viktimës (H.M. 49 vjeç), punëtor i një këmbimoreje , ngjarja ka ndodhur kur viktima ,pasi kishte mbyllur lokalin , kishte shkuar mbrapa ndërtesës me qëllim që ta merr automjetin e tij dhe në parking e kanë sulmuar disa persona me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime trupore , si dhe i kan grabitur mbi 5.000 Euro, duke u larguar në drejtim të panjohur. Viktimës fillimisht i është dhënë ndihma e parë mjekësore në Emergjencën e Ferizajt , e pastaj është transportuar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejm mjekësor.Me autorizimin e prokurorit , rastin është duke e hetuar Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje