Dje në orët e pasdites, njësitet policore të Ferizajt dhe Shtimes kanë arrestuar personin SH. T. (24 vjeç), i dyshuar se gjatë muajit dhjetor 2013 dhe janar 2014 ka kryer 10 (dhjetë) vepra penale të ‘grabitjes’ ndaj qytetarëve në Ferizaj dhe Shtime. Këto vepra penale i dyshuari kryesisht i ka kryer në afërsi të terrenit për rekreacion tek “Parku i Lirisë”, meç’rast nga personat të cilët ishin duke shëtitur, duke i kërcënuar në disa raste edhe armë zjarri, ka grabitur nga viktimat telefona, të hollat që i kanë pasur me vete, e në një rast nga viktima ka kërkuar që t’ia japë edhe pallton, pantallonat dhe xhemperin.I dyshuari (Sh. T.) gjatë intervistimit ka pranuar dhe ka përshkruar mënyrën e kryerjes së këtyre grabitjeve veç e veç, (në dy raste i dyshuari viktimave u është prezantuar si pjesëtar i policisë).Nga viktimat në të gjitha rastet janë grabitur 3 telefona IPHONE 5, 1 IPHONE 4, 1 SAMSUNG, 420 euro dhe 1 zinxhir ari.Me rastin e arrestimit, tek i dyshuari është gjetur edhe telefoni i viktimës së një rasti si dhe veshjet sportive të grabitura. Gjithashtu, i dyshuari është identifikuar edhe nga viktimat.Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë deri në kompletimin e lëndës.