Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vjedhje e rëndë

Mitrovicë, 29 janar 2014
Rreth orës 22:20 të datës 28 janar 2014 policia në Mitrovicë është informuar nga një zyrtar i PTK-së filiali në Mitrovicë me vendndodhje në rr’ Afrim Zhitia’ se brenda objektit te PTK-së dyshohej për vjedhje, njësitë policore me të arritur në vend ngjarje nga ana e zyrtarit të PTK-së u njoftuan se gjatë inspektimit njëra nga zyrat ku gjendeshin arkat dera nuk ishte mbyllur me qelës. Njësitë relevante policore përfshi dhe krim tekniken ne vendin e ngjarjes kanë identifikuar se njëra nga arkat qe ndodheshin aty i mungonte cilindri. Ndërsa gjatë kontrollit te hapësirave te brendshme te PTK-së hetuesit policor në njërin nga korridoret hasin një pako të mbeturinave në të cilën gjejnë mbushje kredi telefoni ne vlerë prej 1.500 euro, Sa i përket vlerës qe dyshohet se mungon nga arka ,sipas zyrtarit përgjegjës të arkës së PTK-së thuhet se ne arkë të ketë pas mbushje telefonike dhe një sasi para te gatshme mirëpo vlera e saktë mbete të përcaktohet nga ana e zyrtarëve të PTK-së Hetuesit policor rajonal nën udhëheqjen e prokurorit përkatës kanë intervistuar disa nga zyrtarët e PTK-së, ndërsa në cilësi të dyshuarit D.F. rreth 35 vjeç m/sh/K zyrtar përgjegjës i arkës së PTK-së i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje