Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vrasje në Mitrovicë

Mitrovicë, 28 janar 2014
Sot, rreth orës 8:30, policia në Mitrovicë është njoftuar nga qendra emergjente e spitalit rajonal në Mitrovicë se një person ishte sjellë për ndihmë, si pasojë e therjes me thikë. Njësitë policore me të marrë informatën janë nisur në drejtim dhe me të arritur në spitalin rajonal kanë kuptuar se bëhet fjalë për një nxënës të therur me thikë, mashkull shqiptar. Si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë në spital kishte ndërruar jetë viktima A. S. i lindur me 1993, nxënës në shkollën e mesme teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë.Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar F. H. i gjinisë mashkullore rreth 20 vjeç, po ashtu nxënës në këtë shkollë, nga i cili është konfiskuar një armë e ftoftë thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale. Po ashtu policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku përveç thikës është gjetur dhe konfiskuar edhe një boks hekuri.Sipas hetimeve preliminare dyshohet se deri tek incidenti tragjik ka ardhur si pasojë e një zënke ndërmjet personave të përfshirë në këtë rast, ngjarje kjo e ndodhur brenda hapësirave të shkollës.Me autorizim të prokurorit përkatës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje