Shkaktim i rrezikut të përgjithshëmLubiqevë, 26 janar Me datën 26 janar rreth orës 12:00, i dyshuari S. K. Pas një fjalosje që kishte pasur me viktimën gjatë një gare të qenve kishte shkuar në shtëpi dhe kishte marrë një pushkë gjahu, me leje të skaduar, pronë e gjyshit të tij i cili ndodhet në botën e jashtme dhe ditën për diell ia kishte vrarë qenin viktimës. Policia ka reaguar dhe e ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit është vendosur që i njëjti të ndalët në mbajtje, ndërkaq pushka e gjahut me 24 fishkë është sekuestruar.