Prizren, 27 janar
Rreth orës 03:55 minuta në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren, një veturë e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së një qytetari është përfshirë nga flakët e zjarrit që me gjasë dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm. Sipas raporteve fillestare, thuhet se në kohën kritike, dikush i panjohur ka vënë nën veturë një shishe të ndezur me benzinë. Pronari i veturës së bashku me djalin e tij kanë bërë përpjekje për ta shuar zjarrin gjersa kanë arritur zjarrfikësit. Gjatë fikjes së zjarrit janë lënduar pronari dhe djali i tij i cili ka kërkuar ndihmë mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal për shkak të një prerje në dorën e djathtë. Grupi hetimor ka nisur me hetimin e rastit.