Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohen mbi 12 kilogramë substancë narkotike dhe arrestohet një person i dyshuar

Prishtinë, 25 janar 2014
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, njësia në Mitrovicë, në punën e vazhdueshme për luftimin e veprave penale ka konfiskuar mbi dymbëdhjetë kilogramë substanca narkotike, si dhe ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar. Më 24.01.2014 rreth orës 20:00 pas informatave të mbledhura nga tereni me urdhëresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Mitrovicë, nga hetuesit e DHTN-së në Mitrovicë të mbështetur edhe nga njësitë e tjera policore dhe krim-teknika ka filluar kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar. Gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit në një nga dhomat e shtëpisë janë gjetur gjithsej 24 (njëzet e katër) paketime me substancë të dyshuar narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuan.Të gjitha dëshmitë e gjetura janë konfiskuar ndërsa personi i dyshuar është shoqëruar në polici, ndërkohë është bërë matja e substancës se dyshuar narkotike ku pesha totale ka rezultuar të jetë 12 kilogram 378.39 gram (dymbëdhjetë kilogram e treqind e shtatëdhjetë e tetë gram).Me vendim të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje