Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër persona me dyshimin se kanë kryer vepra penale të ‘krimit të organizuar’

Prishtinë, 22 janar 2014
Në vazhdën e punës së vazhdueshme për luftimin e veprave penale të krimit të organizuar Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, me datat 20, 21 dhe 22 janar 2014, pas hetimeve disamujore, ka realizuar tri operacione policore të ndara në rajonet: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj dhe Prizren, me ç’rast ka arrestuar katër persona të dyshuar, me dyshimin se të njëjtit në vazhdimësi kryenin veprat penale të ‘kontrabandimit të armëve’ dhe ‘kontrabandimit me migrantë-krim i organizuar’, duke përfituar mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme.Në tri operacione policore janë arrestuar:
1. A. R. lindur me 1981 kosovar/shqiptar
2. Y. G. lindur me 1982 kosovar/shqiptar
3. F. K. lindur me 1965 kosovar/shqiptar
4. B. H. lindur me 1985 kosovar/shqiptar

Gjatë këtyre operacioneve, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
• 3 revole kalibrash të ndryshëm • 814 fishekë,
• 9 karikatorë,
• TNT (eksploziv- 864 gramë)
• 6 telefona celularë dhe

• dokumente të ndryshme, që janë përdorur për kryerjen e veprës së kontrabandimit me migrantë.
Vlen të ceket se rasti i kontrabandimit me migrantë është hetuar së bashku me policinë kroate. Operacioni është zhvilluar në të njëjtën kohë edhe në Zagreb, ku është arrestuar një shtetas i Kosovës, i cili ka vepruar në bashkëpunim me të dyshuarit e arrestuar në Kosovë. Të gjitha veprimet policore lidhur me këto raste janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, për të vazhduar me procedurat e mëtejshme hetimore.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje