Policia e Kosovës publikon listën me rezultatet e testimit me shkrim për pozitën Doktor i mjekësisë. Gjithashtu në listë janë të publikuar edhe data koha dhe vendi i mbajtjes së intervistës.Kandidatët duhet të paraqiten dhjetë (10) minuta para kohës së mbajtjes së intervistës, dhe duhet të kenë me vete një dokumentin identifikues valid (letërnjoftim, ose pasaportë.)
Vëmendje: Kandidati që ka ndonjë vërejtje në rezultatin e testit me shkrim kanë të drejtë të ankohet. Ankesa duhet t’i adresohet Komisionit përzgjedhës përmes Sektorit të Rekrutimit dhe Seleksionimit në afatin prej 5 ditësh, nga data e publikimit të rezultateve.