Prishtinë, 22 janar 2014
Pas një hetimi disamujor identifikohen dhe zbulohen katër viktima femra, të cilat ishin mbajtur nën kontroll të plotë nga i dyshuari, i cili i kishte vënë në lajthim dhe i kishte shtyrë që të bëjnë veprime pa dëshirën e tyre për të kënaqur epshet seksuale të tijDrejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘keqtrajtim seksual’, ‘mashtrim’ dhe ‘mbajtje në pronësi e armës pa leje’.Hetuesit policorë kanë zhvilluar një operacion policor, operacion ky i realizuar me 21 janar 2014, dhe i tëri është bazuar në informatën paraprake që kishin pranuar se personi i dyshuar, tashmë i arrestuar, merrej me veprimtari kriminale, duke kryer veprat penale ‘keqtrajtim seksual’ dhe ‘mashtrim’.Sipas informatave të mbledhura pas një pune operativo-hetimore e që ka zgjatur disa muaj në terren, hetuesit policorë kanë arritur ta lokalizojnë vendqëndrimin e viktimave.Viktimat tashmë të identifikuara ishin mbajtur nën kontroll të plotë nga personi i dyshuar, ku ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale të cekura më lart, duke i shtyrë personat e gjinisë femërore që të ekspozojnë pjesë intime të trupit, që e degradojnë integritetin seksual të personit.Gjithashtu i dyshuari duke paraqitur fakte të rreme, me qëllim të gjoja punësimit në vende të ndryshme të botës, me ç’rast i kishte vënë në lajthim dhe i kishte shtyrë viktimat që të bëjnë veprime pa dëshirën e tyre për të kënaqur epshet seksuale të tij.I dyshuari dyshohet edhe për veprën penale ‘mbajtje në pronësi e armës pa leje’, armë të cilat janë gjetur gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij.Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar:
• një pushkë karabinë e kalibrit M.48
• një armë gjysmë automatike e kalibrit 7.62
• 30 (tridhjetë ) fishekë të pushkës M.48
• 15 (pesëmbëdhjete) fishekë të kalibrit 7.62
• dy telefona mobilë
• një shtëpizë e kompjuterit
• disa certifikata të lindjes, shtetësisë, të personave të ndryshëm, si prova që kanë të bëjnë me dyshimin për veprat penale.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit përkatës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.