Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

DHKEK arreston katër të dyshuar për ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare’

Prishtinë, 22 janar 2013
Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK), Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjatë hetimit të një rasti kanë arrestuar katër persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.Arrestimi i të dyshuarve, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, është realizuar me 21 janar 2014, me ç’rast janë shoqëruar katër të dyshuar zyrtarë të Kuvendit Komunal të Obiliqit dhe pronari i një kompanie private.Gjatë procedurës hetimore janë mbledhur dëshmi materiale, si rezultat i të cilave policia ka arrestuar katër të dyshuar:
• H. R. lindur më 1975 m/sh/k
• Z. K. lindur më 1965 m/sh/k
• Sh. B. lindur më 1972 m/sh/k
• B. P. lindur më 1967 m/sh/k
Të njëjtit janë intervistuar dhe pas prezantimit të provave materiale në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, me vendim të të njëjtit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje