Sllapuzhan-Suharekë, 21 janar
Një rast i vjedhjes së rëndë, i cili është denoncuar në policinë e Suharekës, me datën 20 janar është zbardhur brenda 24 orëve nga grupi hetimor. Një i dyshuar i mitur, rreth orës 20:50 kishte hyrë në një shtëpi në fshatin Sllapuzhan dhe aty kishte vjedhur gjësende të arta në vlerë rreth 1450 euro. Policia ka arritur që arin e vjedhur t’ia kthejë pronarit, ndërkaq gjatë hetimit të rastit është mësuar se i dyshuari ka bashkëvepruar edhe me të dyshuar të tjerë, të cilët kanë kryer edhe vjedhje tjera kryesisht nga automjete. Tri vjedhje të tilla tanimë veç janë dokumentuar. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit policor, ndërsa policia po heton edhe për implikime tjera në vepra penale të këtij grupi.