Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në kuadër të planit operativ “Cunami” në Gjakovë arrestohen 20 persona të dyshuar

Prishtinë 19 janar 2014,
Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor Gjakovë i përkrahur edhe nga njësitet tjera relevante policore, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë ka realizuar një operacion të suksesshëm policor të koduar me emrin “Cunami” me ç’rast ka kontrolluar (15) lokale afariste dhe ka arrestuar (20) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjatë implementimit te planit policor në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

5 (pesë) Arme ilegale (dy pushke gjuetie dhe 3 revole,
1 (një) elektroshok
28 (njëzetetetë) municion te kalibrave të ndryshëm
2 (dy) thika
1 (një) boks metali (sulmues)
1 (një) këllëf revole .
Në kuadër të (20) personave të arrestuar, prej tyre 5 persona janë për Mbajtje ne Pronësi dhe kontroll te paautorizuar te armës, ndërsa (2) dy persona për ”Veprimtari të pandërgjegjshme ekonomike dhe Prishje e Rendit dhe Qetësisë Publike. Po ashtu në kuadër të planit policor sipas autorizimeve policore dhe sipas listave te personave te kërkuar janë arrestuar edhe (13) persona të kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë. I gjithë operacioni policor është mbikëqyrur intensivisht nga Komandanti i Operacionit dhe Komandanti taktik në terren dhe se gjithçka ka shkuar ne rregull sipas planit operativ. Një foto e provave materiale të konfiskuara gjatë operacionit policor. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje