Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Dy persona theren me thikë, arrestohen katër persona të dyshuar

 Prishtinë, 16 janar 2014– Dje në orën 18:15, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, saktësisht në një lokal, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor ‘Qendra’ si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj’ me një rast të ‘vrasjes në tentativë’, ku viktimat:o D. F. 23 vjeçar mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dheo Q. F. 21 vjeçar mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,kanë marrë plagë nga arma e ftohët dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.Përveç tyre lëndime trupore kanë pësuar edhe katër persona të tjerë, njëri prej të cilëve nuk ka qenë i përfshirë në përleshje.Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Si rezultat i kësaj pak çaste më vonë policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë:• L. R. 18 vjeçar mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, • E. D. 19 vjeçar mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,• Sh. I. 21 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe• D. F. 23 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe konfiskuar:o një armë zjarri (revole) e tipit Ecol Special kalibri 9mm,o një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast, o një shufër metalike dheo një sprejMirëpo, pjesë e operacionit policor ka qenë edhe bastisja e shtëpive të personave të dyshuar, ku policia gjithashtu ka gjetur dhe ka konfiskuar: • një armë zjarri (revole) të kalibrit 7.65 mm • një pushkë gjuetie dy tytëshe,• dy karikatorë si dhe • 14 fishekë cal 7,65mm, ku për rrjedhojë policia ka iniciuar dy raste të armëmbajtjes pa leje. Mbështetur në rezultatet e para të punës policore hetuesit kanë ngritur versionin e hetimit se ngjarja është paraprirë nga një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve.Ndaj katër të dyshuarve, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor, për veprën ‘vrasje në tentativë’, prej të cilëve tre janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, ndërsa i ndaluari D. F. po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje