Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Prerja, transportimi dhe shitja ilegale e drunjve

Me datën 14.1.2014, Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë policore të stacionit policor në Klinë, bazuar në planin operativ kanë ndërmarrë një operacion policor në zonë të komunës së Klinës, me qëllim të mbrojtjes së pyjeve, të cilat janë duke u prerë në mënyrë ilegale nga persona të ndryshëm.Gjatë implementimit të këtij plani, policia ka ndaluar 6 automjete, të cilat pas kontrollit kanë rezultuar se ishin duke transportuar masë drunore në mënyrë ilegale.Tre personave, ngasës të këtyre automjeteve, u janë shqiptuar fletëparaqitje kundërvajtëse për vozitje pa patentë shofer dhe pa regjistrim të këtyre automjeteve.Në këtë aktivitet janë iniciuar gjashtë procedura dhe janë arrestuar 6 persona të dyshuar për transportim ilegal të masës drunore, ku edhe prokurorët kanë mbikëqyrur punën e policisë në inicimin e këtyre procedurave. Lidhur me procedimin e këtyre rasteve janë njoftuar pylltarët, të cilët edhe kanë bërë konfiskimin e masës drunore, rreth 12 m.Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje