Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Realizimi i planit operativ “Rrjeta 2”

24.12.2013 – 9.1.2014- Ferizaj
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, përveç punëve të përditshme, gjatë periudhës kohore 24.12.2013 deri me 9.1.2014 kanë realizuar edhe planin operativ ”Rrjeta 2”.Ky plan operativ ka pasur për qëllim ofrimin e sigurisë për qytetarët në të gjitha aspektet gjatë festave të fundvitit, duke përmbushur detyrat e parapara lidhur me parandalimin dhe luftimin e krimit dhe veprave të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.Gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer kontrollime të automjeteve në pika kontrolli, është mbuluar terreni me patrullime me pjesëtarë të uniformuar dhe në rroba civile, duke vizituar pikat më problematike në qytet, në kuadër të DRP Ferizaj si dhe lokalet e bastoreve dhe restoranteve në qytet dhe periferi. Pas analizës së bërë, ju njoftojmë me aktivitetet policore gjatë realizimit të këtij plani operativ:
-Janë mbajtur 302 pika kontrolli
-Automjete të ndaluara…………..1533
-Automjete të kontrolluara……….972
-Persona të legjitimuar……………2956
-Persona të kontrolluar……………1129
-Tiketa të lëshuara………………….205
-Persona të arrestuar………………..19
-Automjete të konfiskuara……………6
-Janë hapur 8 raste të ndryshme (6 raste “armëmbajtje pa leje”, 1 rast “posedim i substancave narkotike” dhe 1 rast “deklarim i rrejshëm”.-Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 17 lokale, kryesisht restorante me muzikë të gjallë.Në të gjitha këto raste policia ka konfiskuar edhe:
– 6 (gjashtë) revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm
– 8 (tetë) armë të ftohta, thika dhe shkopinj të bejsbollit
Të gjitha këto armë dhe pajisje ilegale, policia i ka konfiskuar dhe do të përdoren si prova ndaj të dyshuarve.Realizimi i këtij plani është duke dhënë rezultate të mira në parandalimin e veprave penale dhe ka dhënë efektin e dëshiruar tek qytetarët për prezencën e policisë dhe rritjen e ndjenjës së sigurisë tek ta dhe njëherësh apelojmë tek qytetarët për vazhdimin e bashkëpunimit i cili nuk ka munguar edhe në të kaluarën.Parashihet që të vazhdohet me punë permanente me plane operative të kësaj natyre, duke i modifikuar sipas nevojës dhe problematikës në terren. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje