Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Realizohet një operacion i gjerë në kryeqytet

Prishtinë 12 janar 2014,
Policia e Kosovës më konkretisht zyrtarët policor të stacionit policor ‘Qendra’ të asistuar nga njësit operative mbështetëse kanë ndërmarrë një operacion policor në qytetin e Prishtinës në rrugën “Regjep Luci” dhe “Fehmi Agani”.Operacioni policor është zhvilluar me urdhëresë të Gjyqtarit të procedurës paraprakë- Gjykata themelore, operacion ky i cili ka rezultuar me arrestimin e 16 personave të dyshuar. Të gjithë të dyshuarit janë dërguar në stacion policor për intervistim dhe të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.Të dyshuarit janë arrestuar për shkak se dyshohet për posedim të armëve të ftohta posedim te substancave narkotike, për furnizim me pije alkoolike personave nen moshën 18 vjeçare dhe prishje te rendit dhe qetësisë publike.Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar,
14 arme te ftohta,
6 thika,
1 boks hekuri,
7 shufra te metalta bejsbolli,
1 elektroshok në formë baterie dhe
2 spray. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje