6-10 janar 2014
Në kuadër të zbatimit të urdhëresave të Gjykatës Themelore, gjatë kësaj jave njësitet policore të stacioneve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Ferizajt, kanë arrestuar 25 persona të dënuar nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.Pas kompletimit të dokumentacionit nga ana e gjykatës, 9 persona të cilët ishin në kërkim, janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa 16 të tjerët, pas pagesës së kryer, janë liruar.Apelojmë tek qytetarët të cilët kanë pranuar vendime ekzekutive nga gjykata, që në afat sa më të shkurtë t’i shlyejnë obligimet e tyre.