Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Komunikatë për media

Prishtinë, 3 janar 2014
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni me stafin e tij të lartë, sot me 03.01.2014 në ora 10:00, ka pritur në takim Drejtorin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë z. Artan Didi i cili ishte i shoqëruar po ashtu nga drejtues të lartë të Policisë së Shqipërisë . Ky takim kishte për qëllim avancimin e bashkëpunimit të mëtejmë në mese të agjencioneve policore të dy vendeve, më qëllim luftimin e kriminalitetit që ndërlidhë dy vendet. z. Shpend Maxhuni në fjalën e tij tha se “Gjendja e sigurisë në dy vendet konsiderohet të jetë e qetë dhe stabile, dhe se kjo është një nga parakushtet kryesore dhe esenciale që proceset në të cilat është duke shkuar Kosova dhe Shqipëria, ti ndihmojnë që dy vendet të jenë edhe aty ku e meritojnë”. Ai me tej theksoi se Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim shumë të mirë në të gjitha fushat policore duke ju referuar bashkëpunimit në fushën e komunikacionit rrugore dhe bashkëpunimin nga policia kufitare e të dy vendeve në menaxhimin e integruar të kufirit. Ndërkaq z. Artan Didi në fjalën e tij tha se në ketë takim sot kemi trajtuar problemet e bashkëpunimit në disa fusha, siç është ajo e menaxhimit të integruar të kufirit dhe forcimit të luftës kundër krimit të organizuar etj . Ai me tutje theksoje se “ se “Policia shqiptare është në një proces reformimi, dhe në një proces që kërkon ngritje të vlerave të veta për t’iu përshtatur edhe atyre kërkesave që kërkon integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian” . Gjatë takimit i cili u realizuar në Ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovësë, të dy krerët e Policisë u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të dy policive si dhe avancimin e përbashkët në fushën e luftimit të krimit, krimit të organizuar dhe atij trans-kufitar. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje