Policisë Kosovës , Njësiti i Hetimeve,stacioni policor Pejë , në përputhje me autorizimet policore , me datë 02.01.2014 rreth orës 11:15 ka arrestuar dy të dyshuar shtetas shqiptar të Kosovës, L.B. (1978) dhe Sh.B. (1959) .Arrestimi i tyre është bërë duke u bazuar në informacionet operative që ka pranuar Policia e Kosovës , përkatësishtë njësiti hetimor i stacionit policor në Pejë, se në një portal të internetit ishte shafaqur një video incizim ku vërehej një person i cili më një armë automatike gjuante në ajr.Hetuesit policor kanë vepruar menjëherë dhe është lokalizuar lokacioni , identifikuar të dyshuarit, me ç’rast është informuar edhe Prokurori i shtetit dhe nën autorizim dhe bashkëpunim të plotë me të , janë bastisur shtëpitë e të dyshuarave dhe konfiskuar :

Një pushkë automatike Ak – 47 proshim kinez,

Një karrikator i pushkës automatike,

Dy fishek cal. 7.62 x 39,

Një pistoletë cal. 7.62 ,

Një karrikator i pistoletës,

7 fishek pistoletës 7.62

Një pushkë gjuetie “ Escort special “,
Një fotrollë e pushkës së gjuetisë,
269 gëzhoja cal. 7.62 x 39 mm,
24 gëzhoja të pushkës së gjuetisë,
Një kuti për paisje për pastrimin e armës,dhe
Një leje e armës së gjuetisë.
Gajtë intervistimit i dyshuari i parë ka pranuar se arma automatike dhe pistoleta janë pronë e tij dhe me të njëjtat ka gjuajtur në ajr.Po ashtu edhe nga i dyshuari dytë është konfiskuar pushka e gjuetisë.Me vendim të Prokurorit të shtetit të dyshuarit L.B. i është caktuar masa e ndalimit policor ,ndërsa i dyshuari Sh.B. është liruar në procedurë të rregullt dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore të shtetit , departamenti i krimeve të rënda.Edhe në të ardhmen Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të nevojshme ligjore sipas autorizimeve që kemi në të gjitha rastet e tilla të paraqitura në terren dhe ndaj atyre që ekspozohen perms rrjeteve të ndryshme sociale.