Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Nën moton “Festo me dinjitet” po zhvillohet projekti sensibilizues për rrezikun nga mjetet piroteknike

Policia e Kosovës, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, në vazhdën e masave preventive në ofrim të sigurisë në mbrojtjen e shëndetit, jetës së njerëzve, pronës dhe mjedisit, nga fushëveprimi i autorizimeve, me qëllim të vetëdijesimit nga rreziku i përdorimit të mjeteve piroteknike po zhvillon projekt informues nën moton “Festo me dinjitet”.Ky projekt po realizohet në partneritet me zyrtarë të drejtorive për Mbrojtje e Shpëtim dhe zyrtarëve të Inspeksionit, në kuadër të komunave Mitrovicë, Vushtrri e Skenderaj. Aktiviteti i përbashkët që po zhvillohet përmes ligjëratave nëpër shkolla fillore ka për qëllim vetëdijesimin e nxënësve nga “rreziku i mjeteve piroteknike”.Përmbajtja e ligjëratave është e shtjelluar në mënyrë që kjo dukuri, gjegjësisht përdorimi i këtyre mjeteve të jetë në përputhje me ligjin 04/L-22 dhe udhëzimet tjera administrative, ku përcaktohet, koha, vendet dhe mënyrat e përdorimit, përfshi edhe përgjegjësit e prindërve.Pjesa e parë e aktiviteti sensibilizues që ka filluar nga data 14 do të vazhdojë deri me 18 dhjetor 2015, ndërsa pjesa e dytë e veprimeve të përbashkëta parandaluese në partneritet me autoritete komunale do të vazhdojë tutje secili mbi bazën e autorizimeve të veprojmë me një dinamikë të shtuar në terren, gjegjësisht pikat e shitjes së këtyre produkteve. Përveç ligjëratave nxënësve po u shpërndahet edhe një fletëpalosje me disa paragrafë që do të kenë përmbajtje këshilluese për pasojat e këtyre mjeteve. Nga vitet e kaluara dukuria e përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve tjera plasëse në mënyrë të pakontrolluar ka lënë pasoja nga më të ndryshmet, përfshirë edhe dëmtime në trupin e njerëzve, ndërsa më të atakuarit ishin fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje