Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Prizren, 25 korrik 2024
Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, Stacioni Policor Suharekë me datën 24.07.2024, rreth orës 13:38 përmes rrugëve operative kanë marre informatën se ne rrugën “Lulzim Huta”, ne Suharekë, në një gazmend familjar ka të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin B.B (viti i lindjes 1979), mashkull kosovar shqiptar, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë provave materiale dy armë:
•Një pistolete tipit “AREX Delta” cal 9 X19 mm,
•Një pistoletë tipit “Tanfogilo Compact”cal 9 mm,
•Dy karikator dhe 20 gëzhoja kalibër 9X19.
I dyshuari shoqërohet ne stacionin policor dhe pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Rasti iniciohet “Përdorim i armës apo Mjetit të rrezikshëm “.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje