Policia e Kosovës përveç detyrave tjera , një nga detyrat e ka edhe realizimi i urdhëresave te gjykatës, kryesisht urdhër arreste.
Andaj Këtë javë policet e stacioneve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren kanë pas një angazhim më të madh që të realizohen sa më shumë urdhëresa të gjykatës, kështu që me një angazhim më aktivë nga data 12 deri me 18 Shtator 2022 janë realizuar 39 urdhëresa të gjykatës dhe janë shqiptuar 1725 gjoba për kundërvajtje në komunikacion.