Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe me përkrahjen e OSBE-së, misioni në Kosovë, realizoi punëtorinë e prezantimit të metodologjisë së hulumtimit për sigurinë në shkollat e ciklit parauniversitar në nivel vendi.
Qëllimi i ketij hulumtimi është identifikimi i shqetësimeve rreth sigurisë në shkolla dhe orientimi i politikave të përbashkëta në drejtim të parandalimit afatgjatë të dukurive negative dhe shqetësimeve tjera të sigurisë në shkolla të ciklit parauniversitar.
Hulumtimi do të fillojë të realizohet në fillim të vititi të ri shkollor 2022-2023.