Më datën 12.12.2021, rreth orës 15:00, Stacioni për Mbikqyrje të Kufirit Vitomiricë/Radavc, DRPK Perëndimi në Gjakovë, kanë pranuar informacionin nga një qytetar se dy familje kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkën e Rugovës.
Patrulla kufitare , menjëherë është nisur për në lokacionin në fjalë, por për shkak të kushteve shumë të vështira dhe rrugës së bllokuar nga bora , pas disa orëve kanë arritur në fshatin Shtupeq i Vogël për t’ju dhënë ndihmë atyre.
Në mbeshtetje të patrullës policore kanë shkuar edhe tre qytetarë vullnetarë të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin.
Zyrtarët policorë nga kufiri kanë arritur t’i takojnë dhe t’u ndihmojnë qytetarëve të cilët kanë mbetur të bllokuar në borë , ku në mesin e tyre ishin edhe dy fëmijë.
Nga Policia është bërë shoqërimi i tyre deri në qytetin e Pejës.
Drejtoria Rajonale e Policise Kufitare ”Perendimi” – Gjakovë, është e përkushtuar që t’u dalë në ndihmë qytetarëve të vendit çdo herë dhe në çdo kohë ku e kërkon nevoja.