Sot me datë 11.12.2021, rreth orës 02: 12 min, patrulla kufitare e SPMK Dragash, DRPK Perëndimi Gjakovë, derisa sa kanë qenë në patrullim kanë ndaluar automjetin e tipit Opel Combo me targa vendore të cilën e ngiste i dyshuari V.Y ( 2001) dhe i cili ishte i shoqëruar nga personi A.H ( 2000).
Gjatë kontrollit të automjetit nga ana e zyrtarëve policorë , të njëjtit kanë gjetur një armë AK- 47 dhe një karikator me 20 fishek te kal. 7.62mm.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i krimeve të rënda dhe me urdhër të tij është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit të parë. Gjatë bastisjes eshtë gjetur edhe një elektroshok.
Është inicuar rasti Mbajtje ne pronësi dhe posedim ilegal i armeve dhe municionit si dhe
janë sekuestruar arma, municioni dhe elektroshoku.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit të lendes është liruar në procedurë të rregullt.