Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, është duke zhvilluar aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut. Në kampin e Njësive të Specializuara në Vrellë, më datën 16.11.2021, 31 pjesëtarë të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës si: “NJSO”,” NJSI”,” EODD” dhe Njësia “K9 “, kanë dhuruar gjak vullnetarisht.
Dhurimi vullnetar i gjakut është vepër humane, prandaj zyrtarët e Policisë gjithnjë shprehin gatishmëri të jenë në shërbim të qytetarëve të vendit.
Ky aksion për dhurimin vullnetar të gjakut do të vazhdojë edhe ditëve në vijim në drejtoritë rajonale dhe njësi të tjera të PK-së.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje