Policia e Kosovës , Drejtoria e Poicimit në Bashkësi dhe Preventivë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë Prishtinë dhe Drejtorinë Komunale të Arsimimit Prishtinë, ka filluar realizimin e projektit ‘Së bashku kundër bulëzimit në shkolla’.
Projekti në fjalë, për dallim nga projektet e mëhershme, këtë herë po implementohet përmes ligjëratave të përbashkëta nga ana e policisë dhe psikologeve të shkollave. Kjo mënyrë e ligjërimit të përbashkët (polici & psikolog) është vlerësuar se do të jetë më efikase, por edhe me atraktive për nxënësit për faktin se do marrin informata përmes zyrtareve kompetent.
Qëllimi i këtij projekti është parandalimi i dukurisë së bulëzimit në shkollat e ciklit të ulet të mesëm, dukuri kjo mjaft e shfaqur dhe shqetësuese për të gjithë ne.
Bazuar në planin e hartuar së bashku me Drejtorinë Komunale të Arsimit Prishtinë, projekti do të implementohet në 32 (tridhjete e dy) shkolla të komunës së Prishtinës ne forme paralele nga ana e 4 (katër) ekipeve te ndryshme.
Ditëve në vijim, projekti do të fillojë të zbatohet në nivel vendi përmes zyrtareve policorë në komunitet nga rajonet përkatëse.