RASTI 1
Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e narkokriminalitetit.
Kësisoj më datë 26.10.2021 rreth orës 01:15, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë policia mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka kryer një kontroll të personve ndaj tre të dyshuarve me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).
I dyshuari A. B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh. Ndaj tij policia ka iniciuar një hetim për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.
Ndërkohë I dyshuari D. B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij policia ka iniciuar një hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.
RASTI 2
Njësitet policore të rajonit të Prishtinës që nga fillimi i këtij muaji, i kanë dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve ndodhura në zona të ndryshme.
Puna policore e organizuar me veprime specifike operative me qëllim kapjen e personave, për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, sot ka rezultuar me arrestimin e dy prej të dyshuarve të implikuar në rastet e tilla.
B. S. 41 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe,
M. SH. 39 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,
Janë arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin e arsyeshëm për përfshirje në rastin e vjedhjes së rëndë dhe keqpërdorim të besimit, të ndodhur më 25.10.2021 në Terminalin Doganor në Merdare, me c rast dyshohet të jenë vjedhur cigare në vlerë rreth pesëdhjetëmijë euro.
Të dyshuarit pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.