Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit me aktivitet për sensibilizimin e qytetareve të gjitha komuniteteve për aplikim në konkursin që pritet të hapet së shpejti për zyrtarë policor. Këtë radhe takimi është mbajtur në kuadër të punëtorisë së organizuar nga OSBE-ja, ne ambientet e hotel MEKA në Dragash.
Tema e kësaj punëtorie ishte të inkurajoj femrat të behën pjesë e policisë së Kosovës. Të rinj dhe të reja nga komunitetit Shqiptar dhe Boshnjak dhe Goran ,kanë shprehur interesim dhe kanë kërkuar sqarime në lidhje me udhëzimet për aplikim.
Nga OSBE-ja ka prezantuar z. Bylent Ribarir, nga departamenti për siguri publike pranë OSBE-së, Kolonel Hilmi Pacolli nga DPP Prishtinë, nga drejtoria rajonale e policisë në Prizren ,Kolonel Faton Alija drejtor rajonal ne Prizren, kryetrari i komunës se Dragashit Shaban Shabani, drejtori i DKA-se Vloran Cenaj dhe kapiten Shaqir Uka , komandanti i stacionit policor në Dragash.
Takimi është realizuar edhe me mbështetje, iniciativën dhe përkrahjen nga Departamenti për Burime Njerëzore nga DPP Prishtinë.
Aktiviteti është përcjelle edhe nga media lokale.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje