Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në fshatin Livoç i Epërm të Gjilanit, më 5 tetor 2021, është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Lokal për Siguri Publike. Në takim, pos zyrtarëve policorë, ka marrë pjesë edhe kryetari i këtij këshilli, banorë të fshatit (të dy komuniteteve shqiptar e serb), pjesëtarë të klerit mysliman të fshatit.
Në takim u diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në fshat, ku nga të gjithë të pranishmit u vlerësua e qetë. Po ashtu u diskutuan tema të tjera që lidhen me sigurinë. Nga zyrtarët policorë të pranishmit u njoftuan rreth konkursit për policë të ri që pritet të hapet, në veçanti për kriteret që duhet të plotësojë një kandidat.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje