Policia në Prizren vazhdon ne kontrollim dhe ne zbatimin e masave në bazë të vendimit të Qeverisë, zyrtarë policor në vazhdimësi kontrollojnë zonat e frekuentuara me qytetarë, ndërsa njësite e specializuar kontrollojnë komunikacionin rrugor. Veprimtaria e policisë mbikëqyr dhe kontrollon objektet e mbyllura duke u bazuar në urdhrin e Inspektorit, për mbylljen e lokaleve të cilat nuk i kanë respektuar masat. Personat që hasen pa maska ju shqiptohet masë ndëshkuese sipas ligjit për masat e përgjithshme dhe të veçanta për luftimin e pandemisë Covid19.
Ne raportin 24 orësh, policia në Prizren gjithashtu raporton edhe për raste tjera penale. Sipas te gjeturave janë shqiptuar 315 kundërvajtje për moszbatim te masave në bazë të vendimit te Qeverisë, ndërsa për kundërvajtje tjera 150 tiketa duke përfshirë edhe kundërvajtjet në komunikacion rrugor. Në bazë të raporteve zyrtare është arrestuar dhe ndaluar në mbajtje një person i përfshirë ne vepra penale.