Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale të policisë në Gjakovë, përveç masave dhe planeve operative në implementinin e masave shtesë të vendimeve të qeverisë në planin operacional Covid 19, paralel me këto masa po punon në implementinin e planeve operative në ngritjen e sigurisë rrugore!
Planet operative “Siguria në trafikun rrugor” dhe plani “Prezenca e shtuar në rrugë” janë duke implementuar, ku si fokus janë mbajtja e pikave të kontrollit në vendet ku konsiderohen rrezikshmëri e lartë apo “pika të zeza” dhe po ashtu si prioritet janë masat e marra ndaj disa kundërvajtjeve më të rrezikshme që si pasojë përfundojnë shumë shpesh me aksidente rrugore me pasoja fatale dhe të rënda.
Një ndër vendet ku konsiderohet si pikë e zezë është dhe aksi rrugor Pejë – Prishtinë, N-9.1, pikërisht fshati Kijevë – K.K.Malishevë, ku zhvillohet shpejtësi e madhe dhe si pasojë shkaktohen aksidente të ndryshme.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale të policisë në Gjakovë, vazhdimisht I mban pikat e kontrollit në atë lokacion dhe I merr masat preventive dhe ndëshkuese ndaj kundërvajtësve.
Bashkëngjitur në atë lokacion I keni edhe disa gjoba të datës 06.09.2021, ku nga dy kundërvajtës është zhvilluar shpejtësia 199 km/h dhe 229 km/h në zonën e kufizimit të rrugës nacionale 100 km/h dhe ndaj drejtuesve të mjeteve , veç gjobës janë marr masat mbrojtëse në konfiskimin e patent shoferit dhe heqjen e pikave.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje