Drejtoria e Policimit ne Bashkësi dhe Parandalim, konkretisht Sektori për Parandalimin e Delikuencës së të Miturve, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA)-Prishtinë dhe me përkrahjen e misionit të OSBE-së në Kosovë, më 25.05.2021, ka mbajtur punëtorinë një ditore “Hulumtimi pilot i sigurisë në shkollat e komunës së Prishtinës”.
Ne punëtori është prezantuar gjendja e sigurisë në shkolla nga perspektiva e Drejtorisë Komunale të Arsimit si dhe Policisë së Kosovës, gjithashtu është prezantuar metodologjia e hulumtimit e cila planifikohet të realizohet në fillim të vitit shkollor 2021/2022.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të zhvillohet një hulumtim pilot në shkollat e ciklit para universitar të komunës së Prishtinës, në mënyrë që të identifikohen shqetësimet e sigurisë në shkolla dhe atyre që ndërlidhën me sigurinë në shkolla, të cilat do t’i shërbejnë PK-së, autoriteteve të DKA-së dhe shkollave në hartimin e një plani konkret veprimi për t’i adresuar ato në mënyrë të përbashkët.