Sot, më datën 17.05.2021 ka filluar aktiviteti “ Dhurimi vullnetar i gjakut “ i organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ) .
Ky ativitet ka filluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, për të vazhduar në ditët në vijim në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë, në Kampet e Njësive të Specializuara të PK-së si dhe në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Dhurimi i gjakut është një vepër humane dhe dhurimi vullnetar në këtë situatë pandemie, do të jetë një ndihmesë e mirë për ata që kanë nevojë, ku kërkesat për gjak janë mjaft të mëdha.