Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sot, në një ceremoni të organizuar në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë në të cilën ishin të pranishëm zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti,  ambasadori i Zvicrës, z.Thomas KOLLY,  ambasadori i Britanisë, z.Nicholas ABBOTT,  Znj. Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, si dhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, z. Gërxhaliu, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje për digjitalizimin e dosjeve për personat e pagjetur.

Me që sot ky donacion, korrespondon me Ditën e Personave të Pagjetur në Kosovë, Policia e Kosovës shpreh konsideratë dhe falënderon partnerët për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme sepse ky donacion është  i një rëndësi të veçantë për punën e Policisë në gjetjen, identifikimin dhe administrimin e rasteve të personave të pagjetur, përmes një procesi të digjitalizimit të këtyre dosjeve.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje