Zyrtarët policor edhe pse ndodhen ç’do ditë e ç’do orë të ekspozuar ndaj virusit dhe janë potencialisht të rrezikuar, me përkushtim vazhdojnë realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore.
Megjithatë, kurajo dhe sakrifica e zyrtarëve policor në shërbim të vendit dhe qytetarëve tejkalon çdo barrierë dhe që nga dita e parë e shfaqjes së virusit në vendin tonë po punohet me vetmohim për ta sfiduar këtë armik të padukshëm.
Së bashku me ju qytetarë të nderuar do të fitojmë edhe këtë luftë të përbashkët kundër virusit, prandaj respektoni masat: mbani higjienën, mbani distancën dhe bartëni maskën.
Me respektimin e masave nuk do të ketë nevojë për veprime ndëshkuese ndaj askujt.