Prishtinë 21 prill 2021,
Sot, në ambientet e Administratës së PK-së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti me bashkëpunëtor, realizuan një takim mjaft të rëndësishëm në të cilin ishte prezent edhe Znj. Kimberly Riffe menaxhere e ICITAP për Kosovë.
Qëllimi i këtij takimi ishte organizimi i disa tryezave të rrumbullakëta, për të trajnuar zyrtarët e dhunës në familje ku si ligjërues apo drejtues do të jetë vet znj. Kimberly.
Përmes këtyre tryezave do të bashkëbisedohet lidhur me dhunën në familje dhe pranimi i sugjerimeve lidhur me formimin e një formulari/pyetësori për veprimet që duhet marrë në trajtimin e këtyre rasteve.
Policia e Kosovës falënderon ICITAP-in Amerikan për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme në fusha të ndryshme.