Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Prishtinë 01 mars 2021,
Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Britanisë së Madhe z.Nicholas Abbott.
Drejtori Mehmeti i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit dhe njëkohësisht e njoftoi të njëjtin me angazhimet policore në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit reciprok.
Ambasadori z. Abbott., e falënderoi drejtorin e Përgjithshëm z. Mehmeti për punën e PK-së dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që ata kanë mes tyre dhe i uroi për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm.
Takimi rezultoi edhe me gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbështetjes ne fusha specifike në mes të dy institucioneve.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje