Prishtinë 12 shkurt 2021,
Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë sh.t.z. Çağrı Sakar.
Drejtori Mehmeti i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit dhe njëkohësisht e njoftoi të njëjtin me angazhimet policore në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit reciprok.
Ambasadori sh.t.z. Çağrı Sakar, e uroi për detyrën e re drejtorin e përgjithshëm Z. Mehmeti dhe e falënderoi për punën e PK-së dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që ata kanë me Policinë e Kosovës.
Takimi rezultoi edhe me gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbështetjes ne fusha specifike në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Turqisë.