Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Prishtinë 25 janar 2021
Sot në ambiente të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës janë prezantuar materialet e aktiviteteve vetëdijësuese dhe masat mbrojtëse të Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore të PK-së për personelin policor gjatë pandemisë COVID-19.
Këto materiale në formë të shkruar dhe me fotografi nga aktivitetet e Shërbimeve Shëndetësore të PK-së, janë përgatitur nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore, ndërsa janë mbështetur nga misioni i OSBE-se në Kosovë.
Me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z.Samedin Mehmeti falenderoi përfaqësuesin e OSBE-se z.Edward Anderson, si dhe vlerësoi punën e mirë që është bërë nga DSHSH në mbështetje të zyrtarëve policorë gjatë pandemisë COVID-19.
z.Mehmeti theksoi se OSBE ishte gjetur pranë dhe ka bashkëpunuar ngushtë me PK-në që nga fillimi i pandemisë dhe ky bashkëpunim ka rezultuar me rezultate të dukshme.
Nga ana tjetër z. Anderson përmendi bashkëpunimin 20 vjeçar mes dy institucioneve, ndërsa tha se përmes fotove në materialet e botuara paraqitet puna e madhe e stafit që është bërë në mbrojtjen dhe ruajtjen e shëndetit të zyrtarëve policorë. Gjithashtu falënderoj edhe punën e stafit të tij në asistencën e botimit të këtyre materialeve.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje