Prishtinë 23 dhjetor 2020
Sot, Policia e Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, përmes përkrahjes së Programit për Siguri (KSSP) të UNDP-së në Kosovë, ka pranuar donacion licenca softwerike për vizualizimin e të dhënave, analizimin e tyre dhe gjenerimin e raporteve në mënyrë automatike lidhur me trendet e veprave penale dhe rastet në përgjithësi.
Gjithashtu, edhe dy zyrtarë nga sektori i teknologjisë informative kanë përfunduar trajnimin dhe certifikimin për përdorimin e kë tyre licencave softwerike.
Policia e Kosovës është e përkushtuar që të vazhdojë me zhvillim të kapaciteteve profesionale të zyrtarëve policorë si dhe aspektin tekniko-teknologjik në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta si dhe hetimin efikas të tyre. Policia e Kosovës falënderon UNDP-në në Kosovë që përmes fondit MTPF ka mbështetur organizimin e këtyre trajnimeve.