Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale Policore e Mitrovicës së Jugut (Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri), vazhdon zbatimin e planit operativ dhe realizimin e vendimeve të institucioneve shtetërore në parandalim të përhapjes së pandemisë.
Policia e Kosovës, së bashku me inspektorë janë në teren 24/7 duke e respektuar dhe marrë veprime komfor Ligjit anti-Covid 19, andaj edhe me këtë rast apelojmë tek të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat që janë në fuqi, në mënyrë që të kemi sa me pak të prekur, përndryshe policia dhe inspektorati do të jenë të vendosur të zbatojnë ligjin, përfshirë edhe gjobat si masë e fundit.