Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

11 të lënduar në aksident trafiku

Mitrovicë, 4 dhjetor 2014
Si pasojë e një aksidenti trafiku 11 persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës, dhjetë nga të lënduarit ishin nxënës.Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në orën 12:00 në rrugën magjistrale Mitrovicë- Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Koshtovë. Sipas hetuesve të njësisë së komunikacionit rajonal, në këtë aksident të përfshira ishin dy automjete, një veturë dhe një kombi që po transportonte nxënës. Nga hetimet e para, të bëra me autorizim te prokurorit, në vendin e ngjarjes dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së drejtuesit të veturës në lëvizje, ku përnjëherë del në shiritin e kundërt të rrugës dhe ndeshet me automjetin tjetër të tipit kombi, i cili po transportonte nxënës në drejtimin Koshtovë- Mitrovicë. Si pasojë e këtij aksidenti dhjetë nxënës dhe drejtuesi i veturës së dyshuar për aksident kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë, ku pas tretmanit mjekësor të gjithë të lënduarit janë liruar. Hetuesit e njësisë së komunikacionit rrugor do të vazhdojnë me hetimin e rastit të iniciuar si ‘aksident trafiku me lëndime trupore’. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje