Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia për komunitet dhe zyra për informim, në vazhdën e zbatimit të Strategjia e Integruar e Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi gjatë ditës së sotme në objektin e Drejtorisë së policisë rajonale në Gjilan, kanë prit nxënësit, dhe profesor të shkollës së mesme “Xhavit Ahmeti”, të Gjimnazi Natyror, ku pjesëmarrës në takim ishin rreth tridhjetë nxënës të klasave të dhjeta dhe njëmbëdhjeta .
Në takim janë diskutuar tema të cilat do të ndikonin edhe më tej në avancimin e sigurisë dhe luftimin e dukurive negative që shpesh janë evidente nëpër shkolla tona.
Në përgjithësi interesimi i nxënësve dhe pyetjet e parashtruara kishin të bënin me punën, svidat dhe përvojat policore në përgjithësi.
Policia e Kosovës është e përkushtuar të punoj dhe veproj për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë, ne Policia e Kosovës jemi të gatshëm që çdo herë të takohemi dhe i inkurajojmë nxënësit që bashkëpunimi dhe takimet me karakter pune të jenë në vazhdimësi.