Në orët e mesditës së sotme, të datës 08 prill 2022, Policia në Skenderaj, ka sekuestruar një armë.
Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën “Ali Gashi” në Skenderaj, ku gjatë kontrollit të detajuar në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
I dyshuari V. B.,22 vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.